LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndanë 3 milionë euro shtesa për punëtorët e arsimit për muajin shkurt dhe mars

Qeveria ndanë 3 milionë euro shtesa për punëtorët e arsimit për muajin shkurt dhe mars

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka marrë vendim për ndarjen e 3 milionë eurove për Ministrinë e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor gjatë pandemisë.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se këto 3 milionë euro janë nga 5 milionëshi që është ndarë nga fondi për Rimëkëmbje Ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor.


“Paraqes propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve për disa organizata buxhetore për të ndarë shtesa për muajin shkurt dhe mars për disa kategori. 3 milionë euro ndahen nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e virit shkollor, kjo është shtesa e parë e cila do të paguhet në muajin shkurt. Kjo përfshinë të gjithë personelin që janë të angazhuar në arsimin primar dhe sekondar”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka theksuar se ka bërë të ditur po ashtu se për muajt shkurt dhe mars edhe për zyrtarët policorë do të ndahen 700 mijë euro, për zjarrfikësit 180 mijë euro, për punëtorët në qendra sociale 78 mijë euro, për profesionistët shëndetësorë 100 mijë euro, për punëtorët teknikë për shërbimin e pastrimit dhe sigurimin e institucioneve shëndetësore 160 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori