LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mund ta penalizojë Bechtel & Enka-n për autostradën që e lidh Prishtinën me Shkupin

Qeveria mund ta penalizojë Bechtel & Enka-n për autostradën që e lidh Prishtinën me Shkupin

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shqiptimit të penalltisë ndaj konsorciumit turko-amerikan “Bechtel & Enka” për shtyrje të punimeve në ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.

Për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve për punë të kryera në fillim të këtij viti konsurciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” kishte penalizuar Qeverinë e Kosovës me 53 milionë euro. Por, tash subjekt i penalltive nga Qeveria e Kosovës mund të jetë vetë ky konsorcium për shkak të shtyrjeve të punimeve në ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.


Kohë më parë, duke iu referuar kontratës së nënshkruar zyrtare nga konsorciumi në fjalë, por edhe nga Ministria e Infrastrukturës, kishin deklaruar se deri më 31 dhjetor të këtij viti autostrada në fjalë do të jetë e gatshme për qarkullim. Por, tash kur i jemi afruar fundvitit një veprim i tillë po duket të jetë i pamundur.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e një penalltie për “Bechtel & Enka”-n.

“Në çdo marrëveshje a kontratë ka veprime reciproke, kështu që edhe ne do të veprojmë konform situatës që do të na paraqitet”, ka thënë shkurt ministri Lekaj .

Ndryshe, përfundimi i Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, ishte paraparë që të përfundojë deri më 31 dhjetorë 2018. /Telegrafi/