LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mohon mbajtjen e grevës nga stafi civil i Zyrës së Kryeministrit

Qeveria mohon mbajtjen e grevës nga stafi civil i Zyrës së Kryeministrit

Ndonëse, mediat kanë raportuar se stafi civil i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës është duke mbajtur grevë, këtë gjë e ka mohuar zëdhënësja e ekzekutivit kosovar.

Ajo në një prononcim për Telegrafin është përgjigjur shumë shkurt – “Jo, nuk ka”.


Ndryshe, të hënën Telegrafi ka marrë vesh se të pakënaqur me mosrritjen e pagave sikurse kolegët e tyre nga stafi politik: zyrës se informimit, asaj ligjore dhe sekretariatit koordinues, stafi civil i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka hyrë në grevë që nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës.