LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton garancinë për autobusët e Prishtinës

Qeveria miraton garancinë për autobusët e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të enjten ka aprovuar garancinë e kredisë për blerjen e autobusëve për Komunën e Prishtinës në vlerë prej 10 milionë euro, kredi kjo e cila do të merret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shkruan Telegrafi.

Ndryshe autobusët ishin bërë mollë sherri mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë për disa muaj si dhe ishin bërë shumë akuza në tjetrin të njëra tjetrës.


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të mërkurën ka folur për autobusët, ku ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votohet garancia për kredi.

“Pas një viti heshtje në maj e vendosen edhe një kusht për ta kaluar në qeveri garancionin. Më 18 maj e kaluam, më 25 e dërguam në qeveri për ta konfirmuar ligjshmërinë. Ministria e Financave i ka pas 15 ditë për ta konfirmuar. Kanë kaluar 20 ditë dhe kushtin që vetë e kanë vendos nuk po e konfirmojnë. Sot kishte mbledhje të qeverisë dhe garancioni nuk ishte në rend dite. Nënshkruane më se e tepruat!”, ka shkruan Ahmeti në profilin tij në Facebook. /Telegrafi/