LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miratoi draftin e ri të Statutit të “Trepçës”

Qeveria miratoi draftin e ri të Statutit të “Trepçës”

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-Statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”, i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës. Versioni i ri i Projekt-statutit dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Statuti përcakton themeluesit e shoqërisë aksionare, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin dhe të gjitha çështjet organizative që lidhen me kompaninë. Emërtimi i shoqërisë aksionare është “Trepça” dhe selia e saj është në Parkun Industrial të Mitrovicës.


Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare “Trepça”, do të mundësojë zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i miratuar sot është në pajtueshmëri të plotë nga të gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani. /Telegrafi/