LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Kosovarët që kanë vepruar në Zvicër mund t’i marrin pensionet

Qeveria: Kosovarët që kanë vepruar në Zvicër mund t’i marrin pensionet

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social, Arban Abrashi, ka thënë se qytetarët e Kosovës që kanë vepruar në Zvicër e që jetojnë në Kosovë do të mund të marrin pension në Zvicër, raporton lajmi.net.


Ndërsa kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se kjo nismë është shumë e rëndësishme pasi ka nevojë për sigurime sociale për qytetarët dhe e ka quajtur këtë hap si sukses të Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe projekt udhëzimi për mënyrën e kompensimit të viktimave nga dhuna. /Telegrafi/