Pas dhjetë vjetësh të anëtarësimit të Kosovës në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga zyra e Bashkimit Evropian, që në këtë mekanizëm mos të përfaqësohet përmes emrit të administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, por si shtet i pavarur.
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se përfaqësimi i Kosovës me emrin e UNMIK-ut, paraqet trajtim jo të barabartë me vendet anëtare tjera të CEFTA-s.
“Po mendojmë se është koha e fundit të tregojmë se Kosova është shtet i pavarur. Kjo çështje është duke u diskutuar, por ende nuk është kristalizuar me veprime konkrete”, tha Shatri.
Ndryshe, Kosova në vitin 2007, zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore, që njihet më emrin CEFTA.
Në atë kohë, për shkak se Kosova ende nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joakym Ryker.
CEFTA ishte krijuar me qëllim të thellimit të integrimit ekonomik të vendeve të rajonit me vendet e Bashkimit Evropian.
Edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në kohën e anëtarësimit të Kosovës në CEFTA, Bujar Dugolli, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, rrethanat politike kanë ndryshuar, kështu që në mekanizmat ndërkombëtarë, Kosova duhet të njihet si shtet pa preambulën UNMIK.
Por, për këtë, sipas tij, duhet të ketë vullnet gjithëpërfshirës edhe nga ana e Bashkimit Evropian.
Sa i përket CEFTA-s, Dugolli thotë se shteti i Serbisë mund të paraqesë pengesë juridike për të zgjidhur këtë çështje.
“Duke e ditur se qasja e Serbisë në drejtim të Kosovës është e pandryshuar si në të kaluarën edhe tani, unë mendoj se mund të jetë një pengesë juridike për ta zgjidhur këtë çështje. Sido që të jetë realiteti i ri në Kosovë, pavarësia e Kosovës nënkupton që të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare mund të përmirësohen ose saktësohen që tani e tutje, që shteti i Kosovës apo Republika e Kosovës është e trashëguese e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Dugolli.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje, sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nuk ka treguar ndonjë sukses për prodhuesit vendorë.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, për Radion Evropa e Lirë thotë se efektet e CEFTA-s për Kosovën më shumë kanë qenë politike sesa ekonomike.
“Problemet më të mëdha që sot kemi është se vendet e CEFTA-s aplikojnë barriera të shumta për produktet e Kosovës, kurse këto vende munden më lehtë të shesin në Kosovë. Në bazë të një analize të përgjithshme se cilat janë përfitimet e Kosovës në CEFTA, atëherë del se Kosova shumë më shumë i ka dhënë CEFTA-s, sesa ka marrë prej saj”, thotë Panxha.
Sipas të dhënave zyrtare importi i produkteve nga vendet e CEFTA-s në Kosovë në vitin e kaluar ka qenë mbi 753 milionë euro, kurse eksporti mallrave ‘Made in Kosova’ në vendet anëtare të CEFTA- s, është mbi 144 milionë euro.
Por, sipas Bujar Dugollit, institucionet e Kosovës dhe komuniteti i biznesit nuk i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ka ofruar marrëveshja e CEFTA-s. “Si marrëveshje ka pasur dhe ka mundësi që produktet vendore apo ekonomia e Kosovës të mbrohet në rrethana të caktuara, siç e lejon marrëveshja. Ndërsa tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare mendoj se është veprim që mund t’i kushtojë Kosovës sepse çdo marrëveshje e re nga fillimi, mund të ketë probleme të natyrës politike”, thekson Dugolli.
Ndryshe, shtatë muaj pas anëtarësimit në CEFTA, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.
Po, atë vit, autoritetet shtetërore të Kosovës, ndërruan edhe vulat doganore nga ato të UNMIK-ut në vulat Doganore të Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron