LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Hoti e dominuar nga burrat, shoqëria civile kritikon numrin e ulët të grave në ekzekutiv

Qeveria Hoti e dominuar nga burrat, shoqëria civile kritikon numrin e ulët të grave në ekzekutiv

Kabineti qeveritar i Avdullah Hotit ka 4 gra dhe 14 burra në pozita ministrore. Këtë gjë nga shoqëria civile e konsiderojnë shqetësuese dhe regres në raport me përfaqësimin e grave në institucioneve.

Liridona Sijarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore përbërjen e re të kabinetit qeveritar e konsideron regres në aspektin e respektimit të barazisë gjinore.


“Përkundër që është rritur numri i ministrive në Qeverinë Hoti, numri i grave ministre është zvogëluar në këtë kabinet qeveritar. Kjo për ne është shqetësuese pasi po shënohet një regres në përfaqësimin gjinor. Në qeverinë Kurti gratë kanë përbërë 30 për qind të kabinetit qeveritarë, ndërsa sot po i shohim vetëm tri ministre nga 16 sa janë në total”, deklaroi për RTV Dukagjinin Liridona Sijarina.

Ndërsa ligjëruesja universitare, Blerta Aliu thotë se përfaqësim të drejtë gjinor asnjëherë nuk ka pasur në institucionet e Kosovës, përkundër premtimeve të vazhdueshme të partive politike në fushata, përcjell Telegrafi.

“Në këtë qeveri i kemi vetëm tri ministre dhe një zëvendëskryeministre. Normalisht që asnjëherë nuk është e përshtatshme të kemi një përfaqësim të tillë të kabinetit qeveritar ku numri i grave po shkon drejtë rënies. Derisa partitë politike në deklarimet e tyre të përditshme e sidomos në kohë zgjedhjesh gjithmonë flasin për barazi gjinore, por si duket kjo mbetet vetëm në kuadër të diskursit të tyre politikë apo agjendave zgjedhore dhe asgjë më tepër”, deklaroi Blerta Aliu.

Ndryshe në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti kishte pesë gra në pozita ministrore ndërsa në qeverinë e Ramush Haradinajt në pozita ministrore kishte vetëm dy gra./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori