Kriza e Coronavirusit ka një ndikim masiv në shumë kompani. Qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin.
“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin. Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare. Gjithkush mund të ndihmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor”, tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën.
Mbyllen shkollat
Gjermania ende nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin. Por ndërkohë të gjitha landet kanë vendosur gjatë këtyre tri ditëve t’i mbyllin shkollat duke filluar nga dita e hënë. Për fëmijët që i kanë prindërit në profesione kritike, si policë, zjarrfikës, infermirë ose forca shpëtimi, do të vihen në dispozicion struktura kujdestarie.
Disa lande kanë vendosur që ta kufizojnë edhe më shumë jetën publike. Kështu, për shembull, Berlini i ndalon aktivitetet me mbi 50 persona, për aktivitete me më pak njerëz organizatorët duhet të mbajnë lista me emrat e pjesëmarrësve. Lokalet duhet t’i vënë tryezat në distancë prej 1.5 metra nga njëra-tjetra. Kurse palestrat dhe pishinat, si edhe klubet, diskotekat, kinematë, do të mbyllen.
Edhe landi Schleswig-Holstein dhe Landi i Zarës, ka vendosur t’i mbyllë baret, klubet, muzetë, kinematë, pishinat dhe saunat. Veç kësaj ky land ndalon vizitat nëpër sterhimoret e të moshuarve. Masa të tilla lajmërohen edhe nga Lande të tjera.
Asnjë biznes i shëndetshëm të mos rrezikohet
Qeveria federale gjermane dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e thanë të premten, 13.3.2020, në Berlin, ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD) dhe ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU).
Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga banka shtetërore KfW, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe.
Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfW-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se, “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vend punë nuk duhet të humbasë për shkak të Coronavirusit”.
Scholz tha se, “nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfW mund të japë”.
Altmaier tha se, “është koha për të vepruar së bashku”.
Scholz theksoi se, “vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë”. Një ndjenjë e çuditshme është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. Kjo krizë na prek të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje”.
Në fund, kjo do t’i kushtojë shtetit “dhjetëra miliarda”, shuma e saktë nuk dihet ende.
Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar.
Sipas institutit të virologjisë në Berlin, Robert Koch, deri të shtunën në mbrëmje numri i të infektuarve me virusin korona në Gjermani ishte rritur në 3,795, pra me 733, në krahasim me një ditë më parë. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit janë shënuar në landin Nordrhein Westfalen qe ka popullsine më të lartë në Gjermani. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë