LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria është marrë me forcimin e sundimit të ligjit”, “Dialogu duhet të jetë i balancuar”  – deklaratat e deputetes Statovci për zhvillimet e fundit

“Qeveria është marrë me forcimin e sundimit të ligjit”, “Dialogu duhet të jetë i balancuar”  –  deklaratat e deputetes Statovci për zhvillimet e fundit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lista “Guxo”, pjesë e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci në emisionin “Përballje” ka numëruar disa nga arsyet se pse kundërshtuan themelimin e një komisioni hetimor për rezervat shtetërore, pastaj ka folur për qeverisjen dhe kritikat në këtë drejtim, për dialogun Kosovë-Serbi, për sistemin e drejtësisë, e shumë çështje tjera.

Statovci theksoi se opozita themeloi një Komision hetimor për rezervat shtetërore, ndërkaq vazhdon të mos votojë ligje tjera që janë shumë të rëndësishme.


“Ne gjithmonë e kemi mbështetur çfarëdo nevoje për të kërkuar informacion dhe për të validuar çfarëdo dyshimi të mundur, çështja në raport me themelimin e një komisioni hetimor ka të bëjë gjithashtu edhe me racionalizimin e kohës dhe angazhimeve tona.

Mendoj që si deputetë, ka përplot mekanizma ose hapësira ku ne shprehim qëndrimet tona politike, p.sh janë komisionet, janë diskutimet, debatet, interpelancat, ku mund të ngritën çështjet me interes.

U tha që ky komision hetimor po themelohet nën idenë e interesit së qytetarëve, por në anën tjetër kemi një pozicionim të tyre ku opozita nuk voton asnjë ligj, asnjë pjesëmarrje politike. Mirëpo, gjithashtu nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare që kanë një vlerë prej 300 milionë euro”, tha ajo.

Gjatë intervistës, deputetja Statovci konsideroi se një komision i tillë nuk ka qenë i nevojshëm, pasi sipas saj, Prokuroria është duke zhvilluar hetimet.

Kundërshtuan themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore, deputetja Statovci numëron arsyet pse nuk do të ketë efekt
Lexo po ashtu Kundërshtuan themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore, deputetja Statovci numëron arsyet pse nuk do të ketë efekt

“Kur themelohet një komision hetimor ka për qëllim që dokumentet që i nxjerrë, t’i adresojë në prokurori, kurse në situatën aktuale kemi edhe prokurorinë edhe policinë të involvuar. Nën 2, nuk pritet të dërgohet nga ky komision diçka në prokurori, pasi është proces që është e përfshirë policia dhe prokuroria. Komisioni hetimor operon me materialet që merr nga Ministria e Drejtësisë, në anën tjetër kemi parë që trupat e policisë kanë hy në ministri dhe kanë marrë materialet për të trajtuar në organet e drejtësisë. Ne kemi dhënë argumentet tona pse nuk është i nevojshëm ky proces, nga ana e prokurorisë dhe janë dy padi nga ministria që nuk janë përmbushur kontratat”, tha mes tjerash ajo.

Deputetja theksoi se pozicioni i LVV-së, për këtë rast është së mungon sensi logjik.

Dialogu duhet të jetë i balancuar

Deputetja nga lista “Guxo”, Jeta Statovci ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, gjersa theksoi se duhet të jetë më i balancuar dhe se pala kosovare ka respektuar gjithmonë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Çështja është se për gjatë këtyre viteve të procesit ne duhet të jemi të kujdesshëm, në atë se çka kemi pranuar si akt fillestar, e cila ka qenë propozimi në mes të Francës dhe Gjermanisë, që ka qenë plani franko-gjerman dhe akterëve tjerë politik, mendoj se kanë trajtuar atë se çka ka qenë problematika jonë.

Dhe këtu ka trajtuar parimisht problemet e raporteve bilaterales mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e dimë se në ato pikat e para të marrëveshjes flitet për respektimin e integritetit territorial flet për aspekte të simbolikës, ato diplomatike, dhe dy etnitete politike ndërkombëtare që ndërveprojnë mes vete dhe këtu është çështja. Çfarë do çështje tjetër në mënyrë për të pasur një zgjidhje afatgjate ka të bëjë me rregullim e raporteve pra bilaterale, në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thotë ajo.

Deputetja Jeta Statovci gjatë intervistës në emisionin “Përballje”

Ne mund të jemi rezistent vetëm në një pikë, dhe ndoshta ajo është pika që na ndan me palët tjera, që ka të bëjë me obligimin e vetëm”, shton ndër tjera ajo.

Statovci deklaroi se pala serbe nuk ka treguar asnjëherë kredibilitet.

“Ne kemi përballë një palë që nuk ka treguar kredibilitet në asnjërën marrëveshje paraprake, nuk është kohë e gjatë që ne kishim nënshkruar marrëveshje edhe për energji, pas asaj na është kërkuar udhërrëfyes, e kemi bërë edhe atë. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se një proces të balancuar”.

Gjatë intervistës, deputetja tha se duhet të jetë një proces i balancuar dhe se Evropa nuk mund ta përballojë edhe një konflikt tjetër.

Statovci për kritikat e opozitës për qeverisjen Kurti: Qeveria fillimisht është marrë me forcimin e sundimit të ligjit

Deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci ka komentuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje është dashtë të bëhen shumë përmirësime në shumë aspekte.

Deputetja ka thënë se fillimisht Qeveria Kurti është marrë me forcimin e sundimit të ligjit.

“Ka qenë një rrethanë që është dashtë të bëhen shumë përmirësime, si në aspektin buxhetor, si në aspektin financiar, si në aspektin ekonomik, si në aspekte tjera, Mendoj që si hap i parë i yni, ka qenë shtrirja e një infrastrukturore e ku edhe sektorët tjera ndërtohen mbi të dhe zhvillohen në mënyrë të shëndetshme. Në aspektet fillestare kemi të bëjmë me forcimin e sundimit të ligjit, dhe gjithashtu dhe fenomeneve dhe dukurive negative që kanë qenë në institucionet tona”, thotë ajo.

Statovci e cila është anëtare në Komisionin për Ekonomi tha se ka pasur shumë gjëra kanë kërkuar trajtim.

Ajo foli edhe për ndërmarrjet publike, ku siç tha në Telekom kanë qenë miliona euro humbje.

Sa i përket punësimeve të militantëve politik, Statovci tha se duhet gjykuar puna dhe jo individi.

“Mund të gjykojmë punën e tyre, në Telekom dhe ndërmarrje tjera që kanë qenë në prag të falimentimit. Kemi pasur pako për inflacionin, pako për subvencionimin për energji. Ministria e Financave ka pasur politika specifike për t’i ndihmuar bizneset. Prej 2019 deri tani kemi dyfishim të tatimit, kjo flet për qarkullimin e bizneseve”.

Statovci tha se po ashtu ka pasur investime në sektorin e energjisë dhe investime tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori