LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e shtynë për të martën rishikimin e buxhetit

Qeveria e shtynë për të martën rishikimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt, ka vendosur që të shtyhet rishikimi i buxhetit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se rishikimi i buxhetit, shtyhet për mbledhjen e nesërme për shkak se ende nuk i kanë marrë të gjitha raporte nga institucionet buxhetore.


Po ashtu, qeveria ka miratuar Planin e Punës për vitin 2020 dhe Planin Indikativ për vitet 2021-2022.

Qeveria miraton Planin e Punës, Hoti: Fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike
Lexo po ashtu Qeveria miraton Planin e Punës, Hoti: Fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike

Sipas Hotit, me anë të këtij plani, fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19. /Telegrafi/