LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Propozim-ligji për ndihmë financiare, pagesat do të fillojnë nga ky muaj

Qeveria e RMV-së: Propozim-ligji për ndihmë financiare, pagesat do të fillojnë nga ky muaj

Në seancën e sotme qeveritare është konstatuar propozim-ligji për mbështetje financiare të kategorive të cënueshme të qytetarëve, që ka për qëllim të ndihmojë në përballjen me efektet e krizës energjetike dhe të çmimeve.

Nga Qeveria njoftojnë se zgjidhja ligjore, që është propozim i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, tani do të dërgohet në Kuvend, ku pritet të miratohet me procedurë të shkurtër, kurse pagesa e mjeteve të nis që nga ky muaj.


Në kategorinë e cënueshme të qytetarëve, që sipas propozim-ligjit u takon ndihma në të holla, hyjnë:

-Shfrytëzuesit e shtesës së veçantë;

-Shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për shkak të pengesave;

-Prindër të vetëm, që janë evidentuar si shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale;

-Pensionistë me pensione deri 19.000 denarë;

-Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore të pagës-neto deri 50.000 denarë

-Studentët që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.

Sipas propozim-ligjit, në pesë muajt e ardhshëm, duke nisur nga dhjetori 2023, ndihmë financiare prej 2.000 denarëve në muaj do të marrin shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për shkak të pengesave dhe prindërit e vetëm që janë evidentuar si shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e të drejtës së pensionit në lartësi prej 19.000 denarëve, për pesë muaj, gjithashtu parashihet të nis pagesa ng ky muaj;

-3.000 denarë në muaj për pensionistët që kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në nivel mujor jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak;

-2.000 denarë në muaj për pensionistët që kanë realizuar të ardhura nga pensioni në nivel mujor prej 14.001 deri në 16.000 denarë nga muaji paraprak;

-1.500 denarë në muaj për pensionistët që kanë realizuar të ardhura nga pensioni në nivel mujor prej 16.001 deri në 19.000 denarë nga muaji paraprak;

-Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore deri në 50.000 denarë, do të marrin nga 1.200 respektivisht 1.800 denarë në muaj në 6 muajt e ardhshëm duke nisur nga dhjetori 2023;

-Për studentët që jetojnë jashtë vendit të studimeve parashihet ndihma në të holla në lartësin e biletës mujore për trafik ndërurban nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe maksimalisht 1.200 denarë në muaj, për shtatë muajt e ardhshëm, duke nis nga dhjetori 2023.

Pagesa e ndihmës në të holla për katër kategoritë e qytetarëve parashihet të bëhet pa dorëzimin e kërkesës nga ana e shfrytëzuesve, respektivisht do të bëhet në bazë të të dhënave nga Qendrat për Punë Sociale dhe Fondit për Sigurim Pensionalo-Invalidor.

“Data e pagesës së mbështetjes financiare parashihet të publikohet në ueb-faqen e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, Ministrisë për Puën dhe Politikë Sociale, Fondit për Sigurim Pnesionalo-Invalidor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, më së voni deri më datën 05 të muajit” – thonë nga Qeveria.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që plotësojnë kushtet për ndihmë në të holla, sic percjell KlanM, do të duhet të paraqiten në thirrje që do të publikohet nga MASH-i.

“Paraqitja dorëzohet në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Për nxënësit që nuk janë paraqitur ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të marrë ndihmë financiare në thirrjet paraprake, parashihet që MASH-i për çdo muaj të shpall thirrje, më së voni deri në datën 05 të muajit, kurse thirrja zgjat 7 ditë nga dita e publikimit” – informojnë nga Qeveria.

Në thirrjen që do të publikohet në ueb-faqen e MASH-it, në afat prej 7 ditëve, do të duhet të paraqiten edhe studentët që plotësojnë kushtet për ndihmë financiare. Duhet të paraqiten në aplikacionin e-uslugi.mon.gov.mk dhe t`i shënojnë të dhënat e nevojshme.

Pas kontrollimit të të dhënave MASH-i në pesë ditëve të punës nga dita e paraqitjes do të konstatojë nëse kërkesa për ndihmë financier është pranuar ose refuzuar.

“Për studentët që nuk janë paraqitur ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të marrë mbështetje financiare në thirrjet paraprake, parashihet që MASH-i të shpall thirrje çdo muaj, më së voni deri në datën 05 të muajit. Në propozim-ligjin parashihet edhe obligimi i Universiteteve shtetërore, çdo muaj, më së voni deri në datën 10 të muajit, në MASH të dorëzojnë listën e studentëve të rregullt për muajin paraprak, me qëllim të kontrollimit të të dhënave” – thuhet në komunikatën e Qeverisë.