Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup


Qeveria e Maqedonisë së Veriut dënon fuqimisht vandalizmin dhe papranueshmërinë e djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.
Nga atje veprime të tilla përbëjnë një sulm ndaj parimeve të sigurisë, marrëdhënieve diplomatike dhe të drejtës ndërkombëtare dhe nuk duhet të kenë vend në një shtet demokratik.
"Institucionet kompetente tashmë po marrin masa intensive për të sqaruar plotësisht rastin dhe për të identifikuar autorët. Si Qeveri, duam të dërgojmë një mesazh të qartë se çdo përpjekje për të shkaktuar tensione, për të përhapur urrejtje ose për të prishur sigurinë do të sanksionohet në masën maksimale.
Shteti ka kapacitet dhe do të përgjigjet me të gjithë forcën e institucioneve dhe nuk do të lejojmë që individët të dëmtojnë reputacionin e Maqedonisë.
Presim një hetim të shpejtë dhe efikas, një sqarim të plotë të ngjarjes dhe përgjegjësi të përshtatshme penale për autorët", thuhet më reagimin e Qeverisë së RMV-së.
Qeveria, shtojnë nga atje, mbetet e përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe misioneve diplomatike në vend dhe për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë./Telegrafi/






































