LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë i publikon harxhimet financiare gjatë krizës me coronavirusin

Qeveria e Maqedonisë i publikon harxhimet financiare gjatë krizës me coronavirusin

Ministri përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski, sot në konferencë për shtyp informoi se të dhënat për të gjitha donacionet financiare dhe jofinanciare, si dhe të dhënat për të gjitha pagesat e buxhetit të bëra për përballjen me krizën mund të shihen publikisht në web-faqen për transparencë financiare të Qeverisë, kriza KOVID-19″.

Ai shtoi se mjeti është në në dispozicion në web-faqen e përmirësuar dhe në një vend i grumbullon të gjitha shpenzimet, subvencionet, donacionet dhe furnizimet publike për përballje me krizën COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Me lidhjen e bazave të institucioneve me sistemin elektronik të furnizimeve publike qytetarët, mediat dhe të gjithë të interesuarit do të munden në një vend të informohen për të gjitha shpenzimet në lidhje me VOVID-19. Qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca janë një nga prioritetet thelbësore të Qeverisë në tre vitet e kaluara dhe në këtë drejtim është edhe ky mjet. Vetëm kështu ndërtohet sistem i besimit në institucionet përkundër makinerisë së lajmeve të rreme”, deklaroi Popovski.

Ai theksoi se në web-faqe do të publikohen furnizime publike të bëra nga institucione në nivel qendror të cilat kanë të bëjnë me përballjen me krizën, të dhëna për donacione jofinanciare në llogaritë me dedikim të sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të dhëna për të gjitha pagesat nga buxheti të bëra si masa për përballje me krizën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori