LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ka nisur procesin për të reformuar sistemin për përgjim

Qeveria e Maqedonisë ka nisur procesin për të reformuar sistemin për përgjim

Qeveria e Maqedonisë në seancën numër 29, të mbajtur sot, me iniciativë të Ministrisë për Punë të Brendshme ka vendosur që të formoj grupë për të përgatitur reformat adekuate dhe demokratike për tek sistemi për ndjekje të komunikimeve elektronike, që janë në suaza të Drejtorisë së pestë të sigurisë kombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Institucionet që do kenë përfaqësues në grupin e punës do të jenë: Ministria për Punë të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave personale, organet gjyqësore për mbrojtje të dhënave tjera themelore personale dhe institucione tjera të cilat pjesërisht do të japin ndihmë sipas nevojës nga ky grup.

Këto reforma ishin kërkuar nga MPB-ja dhe janë pjesë e planit kombëtar 3-6-9 për përafrim të vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Kjo reformë bëhet shkaku i përgjimeve masive nga pushteti për qytetarë të vendit të cilët janë ndjekur nga policia e shtetit dhe bisedat e tyre janë ruajtur në arkivat shtetërore dhe policore. /Telegrafi/