Qeveria e Maqedonisë: Jemi të përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes dhe punojmë si fqinjë të mirë

Ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje dhe të punojmë së bashku si fqinjë të mirë të përkushtuar për një të ardhme të përbashkët evropiane, thonë nga Qeveria pas takimeve të sotme në Sofje, ku delegacioni i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor si pjesë e Procesit të Berlinit.
"Procesi i suksesshëm i Berlinit i jep vrull pozitiv dhe inkurajim procesit. Kjo plotësohet me angazhimin e intensifikuar të presidencës gjermane. Pas takimeve të sotme të punës në Sofje, ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Ata duan një zgjidhje, e duam edhe ne. Punojmë së bashku si fqinjë të mirë të përkushtuar për një të ardhme të përbashkët evropiane", deklarojnë nga Qeveria.
Siç shtojnë nga atje, nëse ka zgjidhje pozitive ajo do të jetë e mirë për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë për tërë Evropën dhe rajonin e Ballkanit. Në të kundërtën, thonë nga atje, do të ndajmë mossukses për të gjithë./Telegrafi/




















































