LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton nismën për financimin e projektit ‘Parku Inovativ Trajnues në Prizren’

Qeveria e Kosovës miraton nismën për financimin e projektit ‘Parku Inovativ Trajnues në Prizren’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar nismën për financimin e projektit “Parku Inovativ Trajnues në Prizren”.

Në takim, gjithashtu është miratuar nisma për marrëveshjen ndërkombëtare ne mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) për bashkëfinancimin e Projektit CETEP+.


“Kanë marr aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për financimin e projektit “Parku Inovativ Trajnues në Prizren”; dhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare ne mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) për bashkëfinancimin e Projektit CETEP+, krijimi i vendeve të reja të punës përmes promovimit të eksportit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/