Qeveria do të ndajë mjete për ata që rikthehen në shtëpitë e tyre

“Jo vetëm që po vazhdojnë punimet te Kroi i Vitakut, por këto punime do të zgjerohen dhe qeveria do të ndajë mjete shtesë për të gjitha komunitetet që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë kryeministri Thaçi. Sipas tij, në veri ka filluar një jetë e re dhe do të jetë e pamundur që të ndërpriten punimet nga kushdo që tenton ta bëjë një gjë të tillë.
Këto komente kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë sot gjatë qëndrimit në komunën e Lipjanit, ku po viziton punimet në ndërtimin e kanalizimit të ri në fshatin Ruvc, të kësaj komune.
Kryeministri Thaçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, kanë përuruar shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri”. Me këtë rast, Thaçi ka ritheksuar se arsimi vazhdon të mbetet një nga prioritet e qeverisjes së tij. Ai, madje, ka premtuar se deri në përfundim të mandatit të tij, do të ketë përsëri rritje pagash për punëtorët e arsimit. /rtk/ktv/telegrafi/







































