LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i dërgon në Kuvend dy emra për anëtar të Bordit të OSHP-së, njëri do të zgjidhet nga ligjvënësit

Qeveria i dërgon në Kuvend dy emra për anëtar të Bordit të OSHP-së, njëri do të zgjidhet nga ligjvënësit
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës i votoi sot dy emra për anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, ndërkaq njëri nga ta pritet t’i marr votat e Kuvendit të Kosovës.

Dy propozimet e kryeministrit Albin Kurti për anëtar të Bordit të OSHP-së që morën mbështetjen e kabinetit qeveritar janë Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika.


“Propozoj dy kandidatë për pozitën e anëtarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, zonja Batisha Ibrahimi dhe zotëri Meriton Zika”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit theksoi më tej se anëtarët e votuar nga Kuvendi do të kenë përkrahjen e qeverisë, por megjithatë sipas tij, nuk do të hezitojnë të vendosin ndryshe për aq sa i lejon ligji që nëse anëtarët të veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritet profesional e moral. /Telegrafi/