LAJMI I FUNDIT:

Qeveria bën plotësim-ndryshimin e ligjit aktual, shqiptarëve të Luginës iu mundësohet të blejnë prona në Kosovë

Qeveria bën plotësim-ndryshimin e ligjit aktual, shqiptarëve të Luginës iu mundësohet të blejnë prona në Kosovë

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në mbledhjen e së mërkurës miratoi plotësim-ndryshimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Përmes këtij plotësim-ndryshimi, qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës iu mundësohet që të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë.


“Jemi zotuar se do të mbështesin bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe që do ta avancojmë pozicionin e tyre juridik. Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptarë pra personat fizikë dhe juridikë nga ajo tretë, do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë sipas kushteve të parapara me ligj duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit”, tha para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ligji aktual për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës përcakton se fitimi i të drejtës pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës bëhet mbi bazën e parimit të reciprocitetit.

“Por, duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale të Republikës së Kosovës me Serbinë, qytetarëve shqiptarë në Luginë me dispozitat e ligjit që është në fuqi iu bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra e kanë të pamundur që të blejnë prona në Kosovë”.

“Prandaj, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë nismën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, përmes së cilit ndryshim qytetarët e komunitetit shqiptar në Luginë do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit”, u shpreh Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori