LAJMI I FUNDIT:

Qeveria 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve në Suharekë

Qeveria 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve në Suharekë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në komunën e Suharekës.

Ky vendim u morr sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.


Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar se propozimi i ministrisë së tij vjen pas shqyrtimit të kërkesës së Komunës së Suharekës, e cila ka kërkuar nga Qeveria që t’i dalë në ndihmë.

“Komuna e Suharekës ka bërë kërkesë për mbështetje financiare për sanimin e dëmeve të vërshimeve, MF pas shqyrtimit të kërkesës dhe në konsultim me qeveri propozuar të ndahen si mjete emergjente shuma prej 1.1 milion euro dhe pjesa tjetër e dëmeve të trajtohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Hamza.

Propozimi i tij, është mbështet unanimisht nga kabineti qeveritar.

100 mijë euro pritet të përdorën për sanimin e dëmeve në infrastrukturë derisa pjesa tjetër për ekonomitë e shkatërruara familjare. /Telegrafi/