LAJMI I FUNDIT:

Qershor 1999: Tubimi i serbëve një ditë para çlirimit të Prishtinës (Video)

Qershor 1999: Tubimi i serbëve një ditë para çlirimit të Prishtinës (Video)

Një ditë para se në Prishtinë të hynin trupat paqeruajtëse të NATO-s, qindra serbë ishin mbledhur në një tubim para Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë kundër ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq.

Sipas raportimit të Associated Press, atë kohë shumë serbë vetëm kishin filluar të lëshonin Kosovën nga frika e revanshit nga popullata shqiptare që po ktheheshin në trojet e tyre dhe nga trupat e NATO-s, transmeton Koha.net. E në këtë tubim ata kërkonin që të mos e lëshonin Kosovën dhe të qëndronin në shtëpitë e tyre.


Aty ka folur kryepeshkopi Artemije, i cili inkurajonte serbët e Kosovës që të qëndronin në Prishtinë dhe vende tjera të Kosovës edhe pas vendosjes së trupave të NATO-s.

Pas tij, edhe kryetari i Lëvizjes së Rezistencës serbe në Kosovë, Momçillo Trajkoviq thoshte se ata që do të largohen, do ta kenë të vështirë të kthehen.

“Ne dëshirojmë që për një periudhë të afërt të organizohemi dhe të qëndrojmë këtu me çdo kusht në shtëpitë tona. Një largim masivë do të thotë që ne kurrë nuk do të kthehemi më”, thoshte Trajkoviq, i cili ka garuar si lider i serbëve në zgjedhje pasluftës në Kosovë edhe sot jeton në Graçanicë.