LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë kafshojnë 4-vjeçarin në Prishtinë (Video)

Qentë endacakë kafshojnë 4-vjeçarin në Prishtinë (Video)

Një fëmijë i moshës katërvjeçare ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi nga qentë endacakë që iu bë para banesave në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës.

Pasditen e së shtunës, derisa po lozte me fëmijët e tjerë, djali [identiteti i cilit është i njohur për redaksinë] u kafshua nga qentë derisa në shpëtim i erdhën disa fqinj të rritur.


Teuta Latifi me profesion stomatologe ishte njëra nga personat që e para dëgjoi bërtitjet e fëmijës të cilin më pas e mori për ta dërguar në emergjencë.

Latifi e cila nuk deshi të dalë para kamerës, për KALLXO.com e përshkroi ngjarjen që sipas saj ka qenë tejet traumatike

“I kam dëgju disa fëmijë tu qajt, kam pa që diçka nuk është në rregull, kam vrapuar edhe i kam pa rreth 5-6 qenë dhe një fëmijë i shtrirë nën ta. E kam kap djalin dhe e kam gjetë në gjendje shumë të traumatizuar”, rrëfen Latifi.

Djali që tani po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK sipas mjekëve atje është në gjendje stabile.

Hamdi Ramadani, Drejtor i Klinikës Infektive tha se për disa ditë djali mund të lirohet në shtëpi ndërsa theksoi se në QKUK pranojnë mjaft raste të sulmeve nga qentë.

“Gjendja e fëmiut është e mirë, paraprakisht ai është vizituar nga ana e kirurgut plastik që e ka trajtuar plagën…është ardhë tek ne dhe ne e trajtojmë anën konservative me terapi mbrojtëse kundër tetanozit dhe infeksioneve të tjera. Ai mendoj që do të qëndrojë edhe sot dhe eventualisht edhe nesër, në ditët në vijim ai do të shkojë edhe në shtëpi”, tha Ramadani.

Megjithatë, Igballe Gosalci, tezja e fëmijës së sulmuar shpreh habi se si këto sulme mund të ndodhin në  kryeqytet ndërkaq potencon se rreziku nga qentë endacakë në atë zonë është permanent.

“Ndodh shumë shpesh, kurrë s’ndërrmiret diçka për ta [qentë endacakë], nuk guxon një fëmijë me kalu andej, ose i madh”, tha Gosalci. /Kallxo.com/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori