LAJMI I FUNDIT:

Qeni Billy kujdeset për kecin Lilly

Qeni Billy kujdeset për kecin Lilly

Një qen i racës boksier me emrin Billy është bërë një baba zëvendësues me çykë të zorit për një kec, në një qendër të kafshëve në Devon.

Billy zemërmadh ka krijuar një lidhje të fuqishme me kecin e braktisur me emrin Lilly, në fermën Pennywell, afër Buckfastleigh, ku ata janë bërë një atraksion i popullarizuar.

E lindur së bashku me dy keca tjerë, Lilly është braktisur nga nëna e saj sepse dhitë zakonisht mund të përkujdesen vetëm për dy keca njëkohësisht.

Punëtorët e fermës të udhëhequr nga Katherine Tozer janë aktivizuar për t’i ndihmuar Lillyt të lënë anash, por qeni i saj ka qenë ai që e ka bërë shumë të qartë se është i gatshëm të luaj rolin prindëror.


Shumë shpejt u bë e qartë se Billy ishte i lumtur të adoptojë Lillyn, dhe tani ai përkujdeset për të duke e lëpirë, duke e pastruar dhe duke u përkujdesur për së afërmi për të.

Në të nëjtën kohë, Lilly duket po aq e lumtur me Billyn, në modelin e tij prindëror.

Çifti i kafshëve tani ka zgjuar kureshtjen e masave të njerëzve të cilët frekuentojnë qendrën e kafshëve dhe personeli i atjeshëm është shumë kureshtar të shoh se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre derisa Lilly të rritet.