LAJMI I FUNDIT:

Qëndron Kastrati kandidat i VV-së për kryetar të Kamenicës

Qëndron Kastrati kandidat i VV-së për kryetar të Kamenicës

Lëvizja Vetëvendosje ka përzgjedhur Qëndron Kastratin, kandidat për kryetar të Kamenicës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kastrati me anë të një statusi në Facebook duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që Kamenicës t’ia kthejë buzëqeshjen.


Ky është statusi i plotë i tij:

“Të dashur aktivistë e bashkëqytetarë, Zgjedhjet e 11 qershorit ishin një konfirmim popullor për rrugën tonë të drejtë. Nuk ka Republikë pa vetëvendosje, ajo është themeli i saj. Qytetarët gjithandej Kosovës ndëshkuan krimin, korrupsionin e keqqeverisjen, duke ia hapur derën ndryshimeve të domosdoshme. Pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje nuk mund të mos ishte edhe Dardana. Mbështetja për Lëvizjen në Dardanë ishte e jashtëzakonshme. Lëvizja prinë bindshëm me numrin e votave të fituara. Ndryshimi në nivel Republike nuk është i plotë pa u përcjellur me një varg fitoresh nëpër secilen komunë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në mënyrë që kjo fitore të jetë sa më e madhe (sa ndryshimet që do t’i bëjmë), secili prej nesh ka angazhim e detyra konkrete.

Kësaj here, detyra ime kërkon përgjegjësi të lartë. Lëvizja VETËVENDOSJE! ma ka besuar kandidaturën për Kryetar të Komunës në Dardanë.

Të dashur qytetarë të Dardanës, Në Dardanë, si në mbarë vendin janë ndërruar fytyrat, por ka mbetur e njejtë logjika qeverisëse. Qytetarëve u janë shkelur të drejtat, iu është zhvatur e uzurpuar pasuria. Kam qenë fatlum që gjatë 4 viteve të qeverisjes së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, kam qenë Shef i Grupit të Asamblistëve në Prishtinë. Veç kontributit tim modest, e kam përcjellur nga afër dhe kam mësuar nga puna e bërë në Prishtinë, jam njohur edhe me natyrën e problemeve të pushtetit lokal. Ditëve në vijim do t’i vizitojmë të gjitha vendbanimet, do të degjojmë hallet e vështirësitë me të cilat përballeni ju. Pas kësaj, bashkë me ekipin tonë në Dardanë do të punojmë për ta publikuar Alternativën Qeverisëse të VETËVENDOSJE!-s në Dardanë. Ky program, bashkë me angazhimin tonë do t’ia kthejë komunën qytetarëve. Ata do të jenë përfitues të shërbimeve, dhe jo shërbyes të pushtetarëve. Zotohem se do të bëjë gjithçka brenda potencialit tim që Dardanës së nëpërkëmbur t’ia kthejmë buzëqeshjen!”, ka shkruar Kastrati.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori