LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut rrit euro-skepticizmin

Qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut rrit euro-skepticizmin

Ballkani Perëndimor pret integrim më të shpejtë dhe më efikas në Bashkimin Evropian. Disa nga krerët e diplomacisë nga vendet e rajonit, në forumin në Sllovaki, kërkuan përfshirjen në vendimmarrje para anëtarësimit, si dhe prani më të madhe të BE-së mes qytetarëve. Ndryshe, siç theksuan ministrat, euro-skepticizmi do të vazhdojë të rritet.

“Sapo kemi filluar negociatat për anëtarësim, të cilat janë të kushtëzuara me kërkesë të re– amendamentet kushtetuese, edhe atë, vetëm pak vite pas ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit. Populli e sheh si rihapje të plagës, që ende nuk është shëruar. Kjo krijon zhgënjim dhe apati te qytetarët”, tha Bujar Osmani– ministër i Punëve të Jashtme.


“Euro-skepticizmi është rritur, veçanërisht me rastin e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm për gabimet tona, por komuniteti evropian në vendin tim ka fjetur për dekada dhe nuk ka bërë asgjë, ndërsa Rusia, Kina dhe vende të tjera ofrojnë para, projekte dhe përhapin ndikim”, u shpreh Elmedin Konakoviq– Ministër i punëve të jashtme të BeH.

Nga ana tjetër, ministri austriak Aleksander Shallenberg theksoi se pas agresionit ushtarak në Ukrainë, ka energji dhe momentum të ri në procesin e zgjerimit. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka pasur krizë të vullnetit politik dhe konsensusit për zgjerim, por tani ka bërë thirrje që Ballkani Perëndimor të mos lihet anash, sepse siç tha ai “do ta humbasim”.

“Procesin e zgjerimit e kemi kthyer në diçka legaliste dhe burokratike, me qëndrimin se çdo presje duhet pasur kujdes, por kjo është qasje e gabuar. Megjithatë, Ukraina dhe situata me të cilën po përballemi atje mund të hapin rrugën për anëtarësim shumë më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Aleksander Shallenberg– ministër i çështjeve evropiane të Austrisë.

Së fundmi, komisionari evropian Oliver Varheji theksoi se këtë vit në Bruksel do të ketë vendime kyçe për procesin e zgjerimit dhe kjo çështje do të jetë prioritet në agjendën e Unionit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori