LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane: Imponimi i përfaqësimit gjinor në kundërshtim me Kushtetutën

Oda Amerikane: Imponimi i përfaqësimit gjinor në kundërshtim me Kushtetutën

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ngritur si shqetësim shtrirjen e paprecedentë të politikave të diversitetit në Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke imponuar kuota të përfaqësimit gjinor për të gjitha shoqëritë aksionare të regjistruara në Kosovë, zbatimi i të cilave duhet të ndodhë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Oda Amerikane nëpërmjet një komunikate ka vlerësuar përpjekjet për të identifikuar dhe për të gjetur zgjidhje mbi çështjet serioze gjinore në Kosovë, si dhe mbështet përpjekjet e arsyeshme dhe të përgjegjshme për adresimin e këtyre sfidave.


Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është e vetëdijshme për boshllëkun e madh në përfaqësimin gjinor në Kosovë, duke mbështetur dhe promovuar një përfshirje më të madhe të grave në borde të organizatave.

Oda Amerikane i vlerëson përpjekjet për të identifikuar dhe për të gjetur zgjidhje mbi çështjet serioze gjinore në Kosovë si dhe mbështet përpjekjet e arsyeshme dhe të përgjegjshme për adresimin e këtyre sfidave.

“Megjithatë, fushëveprimi i këtyre amendamenteve jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, që parasheh një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë si bazë të rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, por është edhe një akt normativ i paprecedent në ndonjë nga shtetet demokratike moderne, e që rrjedhimisht do të dekurajonte investimet e huaja, të cilat janë tejet të nevojshme për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Oda Amerikane nuk e përkrah një ndërhyrje të tillë në të gjitha shoqëritë aksionare, e rrjedhimisht u bën thirrje institucioneve të adresojnë këto shqetësime të ngritura nga kompanitë e sektorit privat dhe përfaqësuesit e tyre, dhe të konsiderojnë sektorin privat si pjesë kyçe të proceseve të konsultimit dhe dialogut gjatë hartimit dhe aprovimit të intervenimeve të tilla në të ardhmen.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me gjitha palët e interesit në hartimin e politikave që kanë për synim adresimin e pabarazive dhe hendekut gjinor në sektorin privat, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori