LAJMI I FUNDIT:

Qendra ukrainase Kundër Dezinformimit: Politikani serb Djordje Vukadinoviq po e përhap propagandën e Kremlinit

Qendra ukrainase Kundër Dezinformimit: Politikani serb Djordje Vukadinoviq po e përhap propagandën e Kremlinit

Qendra ukrainase Kundër Dezinformimit ka njoftuar se politikani serb Djordje Vukadinoviq po e përhap narrativen pro-ruse në vend.

Sipas tyre, Vukadinoviq po përhap propagandën dhe dezinformatën e Kremlinit.


“Rusia po e përdor politologun serb Djordje Vukadinoviq për të përhapur dezinformata dhe narrativë ruse në Serbi. Së fundmi, propaganda ruse përhapi një koment nga Vukadinoviq, në të cilin tha se, ‘NATO duhet të mbahet përgjegjëse për luftën në Ukrainë’. Politologu serb gjithashtu u bën thirrje popullit të vendit të tij që të mbajë një qëndrim të vendosur për konfliktin në Ukrainë dhe të dënojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në njoftimin e qendrës.

Se Vukadinoviq është aktiv në promovimin e tezave të Kremlinit, kjo qendër tregon se ai më shumë se 8 vjet po bën propagandë.

“Në përgjithësi, Vukadinoviq ka mbi 8 vjet që promovon tezat e Kremlinit në hapësirën e informacionit perëndimor. Ai raporton periodikisht se, ‘Rusia është më e rëndësishme për botën sesa BE-në’, kështu që, sipas tij, ‘Rusia duhet të krijojë koalicionin e saj ndërkombëtar’ për të luftuar Perëndimin. Mbani mend! Armiku përdor të ashtuquajturit ekspertë të huaj për t’i përdorur ata për të imponuar opinionin e duhur rus”, përfundon njoftimi.

Vukadinoviq është themelues i revistës nacionaliste “Mendimit të ri politik serb”. Që nga viti 2016 deri 2020 ishte deputet në Kuvendin e Serbisë, nga radhët e partisë së djathtë “Dveri”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori