LAJMI I FUNDIT:

Qendra për zhvillim e rajonit planor juglindor në Maqedoni do të zbatojë dy projekte të reja

Qendra për zhvillim e rajonit planor juglindor në Maqedoni do të zbatojë dy projekte të reja

Në kuadër të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar në mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, Qendra për zhvillim e rajonit planor juglindor ka filluar zbatimin e dy projekteve të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti i parë është “Strategjitë e Përbashkëta për Mbrojtjen e biologjike dhe Zhvillimin e qëndrueshëm të rrjetit dypalësh të zonave të Mbrojtura”.


Një nga aktivitetet kryesore të parashikuara nga projekti është përgatitja e një strategjie rajonale të biodiversitetit me një plan veprimi. Një ekip ekspertësh do të punësohet për të krijuar dhe zhvilluar Strategjinë, dhe do të mbulojë të gjithë rajonin planor Juglindor.

Projekti është përfshin një buxhet të përgjithshëm prej një milion e 269 mijë eurosh, ndërsa do të zbatohet 24 muaj, deri në prill të vitit 2020.

Projekti i dytë është “Qendra Operative e Integruar për Ndihmën Humanitare” (“HELP”), qëllimi kryesor i së cilës është përmirësimi i efikasitetit strategjik dhe operacional të administratës publike dhe shërbimeve publike në menaxhimin e fatkeqësive në një zonë ndërkufitare, duke ofruar një zgjidhje të integruar të mbështetjes teknike dhe menaxhimin e operacioneve të ndihmës humanitare dhe logjistikës në vend ngjarje. /Telegrafi/