LAJMI I FUNDIT:

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon përgjegjësi edhe për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon përgjegjësi edhe për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” në Gjenevë ka reaguar pas dënimit me burg të përjetshëm të kasapit të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke thënë se ky vendim ngjall shpresa se një ditë do të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për gjenocidin e kryer nga Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Ky vendim është mesazh i fuqishëm dhe shpresëdhënës për domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë si parakusht për parandalimin e përsëritjes së krimeve të kësaj natyre”, thuhet në reagim.


Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon mobilizim të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare për domosdoshmërinë që të njihet krimi i gjenocidit që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë dhe të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për këtë gjenocid.

Ndryshe, Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara që mori përsipër vazhdimin e lëndëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavi, vërtetoi sot dënimin me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, si njërin nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin kundër myslimanëve në Bosnje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori