LAJMI I FUNDIT:

Qendra e thirrjeve shënon 8 vjetorin e themelimit

Qendra e thirrjeve shënon 8 vjetorin e themelimit

Në përvjetorin e tetë Qendra e Thirrjeve në Administratës Tatimore të Kosovës, ka shtuar rezultat për të gjitha aktivitetet e zhvilluara.

Nga 42, 482 thirrje të realizuara vitin e kaluar, ku tatimpaguesit janë informuar për obligimet e tyre tatimore ndaj ATK-së, këtë vit QTH ka realizuar 49, 465 thirrje.


Ndërsa, sipas ATK-së, ka ofruar informacion dhe asistencë për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga ATK.

“Si rezultat i aktiviteteve që zhvillon QTH që nga themelimi i saj e deri më tani, janë mbledhur 16.8 milionë euro. Misioni i Qendrës se Thirrjeve është që të kontaktoj dhe të komunikoj me tatimpaguesit dhe të iu ofroj shërbime profesionale, unike dhe të sakta, të gjithë atyre që kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për t’u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore. ATK  inkurajon tatimpaguesit dhe qytetarët që të përdorin shërbimet që ofron Qendra e Thirrjeve, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm për Legjislacionin Tatimor, si dhe shërbimet  e tjera që ofron ATK”, thuhet në njoftimin e ATK-së.