LAJMI I FUNDIT:

“Qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhaminë në Tiranë

“Qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhaminë në Tiranë

Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një xhami në Tiranë.

Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli, i cili ka kryer këtë sulm vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 34-vjeçari ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas komunikimi ka qenë kaotik. Ndërkaq sa i përket sulmit, mësohet se Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte para dhe tentonte ta ndalonte.

“Do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli psikologjik nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramenduar. Nuk komunikon qartë, është i shpërqendruar. Sipas informacioneve, nuk është frekuentues i kësaj xhamie.Ka qenë shumë agresiv dhe qëllonte këdo që i dilte përpara. Ka pasur një përleshje jo vetëm me qytetarët por edhe me forcat e policisë”.

Momenti kur neutralizohet autori i plagosjes së 5 personave te xhamia në Tiranë
Lexo po ashtu Momenti kur neutralizohet autori i plagosjes së 5 personave te xhamia në Tiranë

34-vjeçari nga Burreli ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij por në lidhje me motivet e sulmit ka pasur një komunikim kaotik dhe jo të përqendruar, ndaj policia dyshon se ka probleme të shëndetit mendor.

Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore”, raportoi gazetarja Bezat.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori