LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi bashkëshorten me thikë, detaje të reja nga krimi në Korçë

Qëlloi bashkëshorten me thikë, detaje të reja nga krimi në Korçë

Detaje të reja të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku bashkëshorti qëlloi më thikë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë janë shpërngulur nga Tirana në Korçë. Bashkëshorti Aleko Myrtollari ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit, raporton A2 CNN.


Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten. Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qira, kishin konflikte për motive xhelozie, bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhti. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gruaja ndodhet në reanimacon në gjendje tepër kritike për jetën. /Telegrafi/