LAJMI I FUNDIT:

Qela pas takimit me Delawie: Arbitrazhi ndërkombëtar, zgjidhja më e mirë për demarkacionin

Qela pas takimit me Delawie: Arbitrazhi ndërkombëtar, zgjidhja më e mirë për demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes për Bashk, Raif Qela, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për takimin me ambasadorin amerikan Greg Delawie, të cilit ia ka paraqitur qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim rreth çështjes së demarkacionit.

Qela ka thënë se sikur të kishte transparencë dhe gatishmëri për konsensus çështja e demarkacionit tashmë do të kishte përfunduar, dhe se sipas tij zgjidhja më adekuate për këtë çështje do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar.


Postimi i plotë në Facebook:

“Sapo e përfunduam një takim me ShT Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delavie. Qëndrimi i z. Ambasador ishte shumë korrekt. Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi.

Duke e falënderuar Ambasadorin Delavie për gjithë angazhimin e tij dhe të SHBA-ve që ky problem të zgjidhet, unë ia paraqita atij qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim se po të kishte pasur transparencë që nga fillimi dhe po të kishte pasur gatishmëri për konsensus, kjo çështje tashmë do të ishte e përfunduar. Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar”, ka shkruar Qela. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori