LAJMI I FUNDIT:

Qarku amerikan merr miliona euro për zhvillimin e stacioneve të karikimit të veturave

Qarku amerikan merr miliona euro për zhvillimin e stacioneve të karikimit të veturave

Qarkut Suffolk të New York i janë dhënë 7.3 milionë paund (8.5 milionë euro) fonde qeveritare për të zhvilluar rrjetin e karikimit të automjeteve elektrike (EV).

Këshilli i Qarkut Suffolk ka konfirmuar se do të pranojë 5.9 milionë paund (afro 7 milionë euro) për zhvillimin e pikave karikuese në të gjithë qarkun.


Ndërsa 1.4 milion të tjera do të përdoren për të përmirësuar infrastrukturën ekzistuese të qarkut për EV, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i këshillit dhe anëtari i kabinetit për financa dhe mjedis, Richard Rout, tha se ky financim do të mundësojë përmbushjen e kërkesave për EV.

Bëhet e ditur se paratë janë pjesë e më shumë se 180 milionë paundëve (mbi 200 milionë euro) të ndara nën fondin për Infrastrukturën Lokale të Automjeteve Elektrike.

Sipas një raporti të fundit nga këshilli, Suffolk “ka nevojë për 2,000 karikues standard dhe 40 deri në 60 stacione të karikimit të shpejtë” deri në vitin 2030.

Por, përveç që do të mbështesë shoferët e veturave elektrike, ky hap do të përmirësojë edhe cilësinë e ajrit.

Ndryshe, edhe pse është shprehur i vendosur për të inkurajuar kalimin në EV, Rout tha se ende është i prirur për të promovuar ecjen, çiklizmin, dhe transportin publik. /Telegrafi/