LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Prezenca e madhe e Policisë në veri është “faktor kryesor” i krimit në Prishtinë

Qalaj: Prezenca e madhe e Policisë në veri është “faktor kryesor” i krimit në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se një nga faktorët kryesorë të rritjes së krimit në Prishtinë është koncentrimi i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai ka kërkuar një prezencë më të madhe dhe më të rreptë të Policisë në Prishtinë, veçanërisht pas një incidenti të fundit ku dy persona u vranë

Njëri nga faktorët kryesor të rritjet se krimit në kryeqytet është prezenca dhe koncentrimi i Policisë së Kosovës në veri të vendit.


Kështu ka deklaruar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili kërkon prezencë më të madhe dhe më të rreptë të Policisë në Prishtinë – pas ngjarjes së fundit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një incidenti me armë zjarri në mes dy grupeve në Kolovicë.

“Kur folim për sigurinë në Kosovën krejt populli po mendon për veriut, ndërsa në Prishtinë nuk ka ditë që nuk vrahet apo plagoset dikush. Dhe mendoj që është e papranueshme që në Prishtinë të mos kemi prezencë më të madhe në lokacione të ndryshe të Policisë, të njësive të saj elite. Nuk mjaftojnë vetëm patrullat, mirëpo mjafton që Policia të ketë plane operative edhe një sit ë reagimit të shpejt dhe njësite hetuese që këto ngjarje të mos na ndodhin”, ka thënë Qalaj në RTV Dukagjini.

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës
Lexo po ashtu Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Qalaj ka kërkuar edhe ashpërsime të dënimeve nga gjykatat për recidivistët.

“Prishtina ka pasur grupe gjithmonë, ka pasur individë gjithmonë. Janë trajtuar mjaftë mirë, dhe janë dënuar në gjykata. Pastaj e vuajnë dënimin dhe lirohet dhe pastaj merren me veprimtari kriminale. Dhe mendoj që vetëm prezencë më madhe e policore dhe një reagim me shpejtësi do të zvogëlojë. Mendoj që Policia por edhe Prokuroria dhe Gjykatat, se kur ke një person që ka kryer disa vepra penal dhe dënimi duhet të jetë më i madh.

Është një nga faktorët kryesor (prezenca e madhe e Policisë në veri). Mirëpo edhe se si e sheh drejtori i përgjithshëm ndaj këtyre akteve. Varet prej tij dhe stafit se si e harrojnë një plan operativ”, ka shtuar Qalaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori