Subjektet politike që po garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, i kanë intensifikuar aktivitetet e tyre zgjedhore, por edhe i kanë shtuar gjobat për shkak të paraqitjes së shumë ankesave për shkelje të kodit të mirësjelljes.
Drejtues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), thonë se ankesat janë paraqitur nga subjektet politike dhe organizatat joqeveritare që monitorojnë fushatën zgjedhore.
Që nga fillimi i fushatës zgjedhore më 25 shtator, PZAP ka shqiptuar mbi 58 mijë euro gjoba për disa nga partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë, Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në këtë panel.
Lista Serbe prinë për kah shuma e dënimit që ka marrë deri më tani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është dënuar më 14.100 euro, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) 6.100 euro, Lista Serbe me 30 mijë euro, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Partia Socialdemokrate me 6 mijë euro dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë me 2.500 euro”, tha Desku.
Ky Panel ka bërë të ditur se shumica e ndëshkimeve po ndodhin për shkak të vendosjes së posterëve në hapësira publike, por edhe shkelje tjera.
“Arsyet janë vendosja e posterëve në hapësira publike, përdorimi i fëmijëve në fushatë, presioni ndaj votueseve për të votuar subjektin e caktuar politik. Pastaj shfrytëzimi i pozitës publike më qëllim të përfitimit të votave, përdorimi i gjuhës se urrejtjes, vendosja e tavolinave me postera në rrugë publike, vendosja e tendës me materiale propaganduese në rrugë publike, shpërndarja e videove nëpër rrjete sociale, etj”, tha Desku.
Edhe organizatat joqeveritare që po monitorojnë fushatën dhe procesin zgjedhor në përgjithësi, vlerësojnë se në fushatë janë paraqitur parregullsi të shumta.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron aktivitet e fushatës, tha për Radion Evropa e Lirë se për pesë ditë të fushatës kanë monitoruar rreth 420 aktivitete zgjedhore të partive politike. Në këto aktivitete, sipas saj, janë evidentuar 33 shkelje të kodit të mirësjelljes. Një ndër shkeljet më të shpeshta është gjuha nxitëse e partive ndaj partive tjera.
“Një ndër shkeljet që është parë gjatë këtyre 5 ditëve të fushatës, është që partitë politike përdorin gjuhë nxitëse kundër subjekteve tjera politike të cilat mund të shkojnë edhe tek një gjuhë e urrejtjes. Në përgjithësi kanë qenë mesazhe drejt epitetit të tipit, si ‘njëri i lig’, ‘hajn’ apo edhe fjalët si ‘duhet futur në burg”’.
Po ashtu, shkelje përbën edhe vendosja e posterëve në vende joadekuate. Pastaj kemi pasur edhe një rast të Listës Serbe, ku video-mesazhi është evidentuar që është jo në përputhje me rregullat e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Krasniqi.
Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, përmes një komunikate ka përcjellur një reagim publik në lidhje me, siç thuhet, parregullsitë e paraqitura.
Shqetësuese për KMDLNJ-në, thuhet në reagim, paraqiten kërcënimet dhe shantazhet që po u bëhen liderëve serb të Kosovës të koalicionit Liria (Sloboda) që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, kandidat i këtij koalicioni për kryeministër të Kosovës.
Kohë më parë, sipas KMDLNJ-së, Nenad Rashiq dhe Slobodan Petroviq kanë deklaruar se e kanë jetën e rrezikuar për faktin se nuk duan të bëhen pjesë e Listës Serbe, parti të cilën, KMDLNJ e cilëson si “marionetë të Beogradit”.
Sipas KMDLNj-së serbët e Kosovës, qofshin ata politikanë apo votues, por të cilët nuk mbështesin Listën Serbe, siç thuhet, “i janë nënshtruar një linçimi publik nga mediet e Serbisë dhe autoritetet serbe duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te Kisha Ortodokse Serbe”.
Përveç organizatave lokale, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit do të monitorohen edhe nga një mision monitorues i Bashkimit Evropian.
BE-ja ka dërguar tanimë rreth 100 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. BE-ja bëri thirrje për një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe gjithëpërfshirës.
Ndërkohë, edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha ankesat për procesin zgjedhor, duhet t’i drejtohen PZAP-së, në mënyrë që ato të trajtohen seriozisht.
“Pjesë e zgjedhjeve fer, përfshinë institucionet qeveritare si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që të pranojnë të gjitha ankesat e bëra në mënyrë direkte dhe të kenë një trajtim serioz”, ka shkruar Kosnett.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka cerifikuar 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.
Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të te gjitha këtyre subjekteve politike, në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1068 kandidatë. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-2-1068x801-1-780x439.jpg)
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi