LAJMI I FUNDIT:

PZAP pranon tri ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

PZAP pranon tri ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar tri ankesa nga subjektet politike pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet e 17 tetorit 

Afati për pranimin e ankesave lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për kryetar komunash ka përfunduar në ora 10:00, ku palët kanë mundur të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve pas publikimit të rezultateve.


Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku, ka thënë për Telegrafin se kanë pranuar tri ankesa për rezultatin e zgjedhjeve, kurse një ankesë kanë pranuar lidhur me fushatën që po bëhet para fushatës së balotazhit.

Ankesat janë parashtruar nga kandidatët e PDK-së, një nga kandidati i Nismës, dhe një nga LDK.

“Tri apele janë parashtruar kundër rezultatit të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar të Komunave të publikuara nga KQZ-ja ndërsa një ankesë është paraqitur për para fushat para fushatës zyrtare për balotazh. Ankesë ka paraqitur Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Shtimes, për shkak të gabimit të regjistrimit të votave në mes të kandidatëve për kryetar të Komunës së Shtimes. Ankesë ka paraqitur Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, për shkak të mos regjistrimit të saktë të votave me kusht dhe me post.

Ankesë ka paraqitur Kandidati i Nismës për kryetar të Komunës së Podujevës, i cili pretendon se ka dyshime se janë abuzuar votat gati në çdo vendvotim të Komunës se Podujevës dhe e kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet e Komunës se Podujevës.  Ankesë e ka parashtruar LDK kundër LVV, me pretendimet se kandidati i LVV në Prishtine po bënë fushat thirrje për ta votuar”, ka thënë Desku.

Shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë zgjedhjeve, 21 komuna shkojnë në balotazh
Lexo po ashtu Shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë zgjedhjeve, 21 komuna shkojnë në balotazh

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.

Në 17 komuna, kandidatët kanë fituar vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e kryetarit, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori