LAJMI I FUNDIT:

PZAP: Gjithsej 66 ankesa, 26 janë refuzuar

PZAP: Gjithsej 66 ankesa, 26 janë refuzuar

Kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa për Parashtresa (PZAP), Mulë Desku, ka bërë të ditur se gjithsej kanë pranuar 66 ankesa, nga partitë politike që garuan në zgjedhje.

Ai në një konferencë për media njoftoi se nga 66 ankesa, 40 janë pranuar, ndërsa 26 janë refuzuar.


Sipas tij, koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN) ka dorëzuar 23 ankesa, prej të cilave 20 janë miratuar dhe tri janë refuzuar.

“Koalicioni LDK – AKR – Alternativa (LAA), i ka paraqitur 19 ankesa, derisa 9 janë miratuar dhe 10 janë refuzuar. Nga Lista Serbe, janë pranuar 11 ankesa, ku 9 janë pranuar, ndërsa 2 prej tyre janë refuzuar. Partia tjetër serbe ‘Kosovski Serba’, i ka paraqitur 3 ankesa dhe që të gjitha janë refuzuar. Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ka dorëzuar 3 ankesa, ku një prej tyre është pranuar dhe 2 janë refuzuar. Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar 2 ankesa, derisa një është refuzuar dhe një është pranuar. Partia e romëve të Kosovës ka dorëzuar 2 ankesa dhe që të dyja janë refuzuar”, ka theksuar Desku.

Nga 66 ankesat e paraqitura në PZAP, sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP, 40 janë pranuar, derisa 26 janë refuzuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori