LAJMI I FUNDIT:

Pyper: Mbi 66% e respodentëve mendojnë se korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë është në nivel të lartë

Pyper: Mbi 66% e respodentëve mendojnë se korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë është në nivel të lartë

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Pyper ka pyetur qytetarët se në çfarë niveli besojnë se është korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë pas operacionit “Subvencioni 2021”, ku 66.53 % e respodentëve mendojnë se është në nivel të lartë, 13.01% mendojnë se është në nivel të mesëm, 2.62% në nivel të ulët dhe 17.84% e respodentëve nuk kanë pasur opinion, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, qytetarët janë pyetur nëse besojnë se ka korrupsion të këtij niveli edhe nëpër institucione tjera, ku 76.81% kanë deklaruar po, 18.89% nuk kanë pasur përgjigje, kurse 4.30 % mendojnë se nuk ka korrupsion në institucione tjera.

Po ashtu, qytetarët janë pyetur se si e vlerësojnë punën e bërë nga Qeveria Kurti 2 gjatë këtyre 100 ditëve, ku 44.60% e kanë vlerësuar si të mirë, 25.08% e kanë vlerësuar si deri diku të mirë, 11.86% të keqe. dhe 18.47% nuk kanë pasur opinion.

Në pyetjen se cili ka qenë prioriteti i Qeverisë Kurti në 100 ditët e punës, 40.71% mendojnë se ka qenë menaxhimi i pandemisë, 29.91% mendojnë që ka qenë sundimi i ligjit, 17.73% mendojnë se ka qenë dialogu me Serbinë dhe 11.65% mendojnë se ka qenë zhvillimi ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori