LAJMI I FUNDIT:

Pyllëzohen sipërfaqet e zhveshura në Parkun e Paqes

Pyllëzohen sipërfaqet e zhveshura në Parkun e Paqes

Kryetari Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot Parkun e Paqes ku është duke u bërë pyllëzimi i një sipërfaqeje të zhveshur të këtij parku.

Në Parkun e Paqes në Podujevë, në bashkëpunim më Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, është duke u realizuar projekti i pyllëzimi në një sipërfaqe prej 3,5 hektarësh.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga Hakif Hyseni – drejtor i Drejtorisë së Pyjeve për Regjionin e Prishtinës, vizitoi Parkun e Paqes, ku janë duke u mbjellë mbi 8 mijë fidanë të llojeve të ndryshme të pishës si dhe pjesën ku është u bërë pastrimi i parkut.

“Investimet në sektorin e ambientit dhe shtimin e hapësirave të gjelbëruara vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisjes komunale”, tha Veliu.

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës ka realizuar edhe projekte të tjera të pyllëzimit dhe pastrimit të pyjeve. /Telegrafi/