LAJMI I FUNDIT:

“Pyetja për fenë duhej me detyrim”, komuniteti fetar: Regjistrimi i popullësisë do tregojë se jemi më pak shqiptarë

“Pyetja për fenë duhej me detyrim”, komuniteti fetar: Regjistrimi i popullësisë do tregojë se jemi më pak shqiptarë

Pyetja për besimin fetar në Cens, për përfaqësues të Kishës Ortodokse në vend duhej të ishte me detyrim. Ndërkohë teksa i bashkohet thirrjes së përbashkët drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë, përfaqësues të besimeve fetare parashikojnë rënie të numrit të popullsisë dhe ndryshime në  aktivitetin e komuniteteve fetare.

“Përse do të duhej të vendosej ana fetare, çështja fetare fakultative?!”, pyet At Grigor Palushi, Klerik i Kishës Ortodokse.


Teksa i bashkohet thirrjes së përbashkët të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, kleriku i Kishës Ortodokse, At Grigor Palushi shprehet i pakënaqur mbi faktin që shqiptarët nuk do të jenë të detyruar t’i përgjigjen pyetjes së drejtimit të besimit që kanë.

“Ajo do duhej të ishte krejt natyrshëm si pyetjet e tjera. Siç kanë detyrimin për t’u përgjigjur pyetjeve të tjera, duhet edhe të përgjigjemi për identitetin fetar. Ne e kërkuam por askush nuk na dëgjoi”, shprehet At Grigor Palushi.

Gjetjet e Cens të cilat pritet të publikohen nga Instituti i Statistikave mesin e vitit të ardhshëm për Imamin Ahmed Kalaja nuk do të ndryshojnë vetëm politikat qeveritare, por edhe vetë aktivitetin e komuniteteve fetare.

“Do të ketë një ristrukturim. Nuk ka kuptim që të ketë përfaqësi fetare aty ku nuk ka besimtarë të asaj feje”, thotë Imami i Xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja.

Ndërsa Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja parashikon një rezultat në përgjigje jo fort të kënaqshëm për pyetjen, “Sa shqiptarë kemi mbetur?”

“Duke u bazuar te ato që kemi pare këto vite që Censi është kryer, nëse procesi do të jetë i rregullt do të shohim që numri i atyre që jetojnë në Shqipëri do të jetë shumë pak”, thekson zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja.

Përfaqësuesit e komuniteteve kryesore fetare në vend vlerësojnë se përfshirja e qytetarëve në dhënien e sakta të përgjigjeve të qytetarëve do t’i bëjë mirë atyre në rrafshin socio-ekonomik, por edhe në atë fetar.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori