Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se vetë futbollisti nuk është i prirur të largohet nga klubi.


Gjatë një shëtitjeje në rrugët e New Yorkut, ku po qëndron me Realin për Kupën e Botës për Klube, Rodrygo u ndalua nga disa tifozë për foto dhe autografe.

Në një moment, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “A do të shkosh te Arsenali?”.

Reagimi i Rodrygos ishte i menjëhershëm: shprehja e tij e fytyrës ndryshoi dukshëm dhe ai vendosi të mos përgjigjej fare. Thjesht u kthye dhe u largua në heshtje.

Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, me shumë që e interpretojnë si një sinjal të qartë se braziliani nuk është i interesuar për një kalim te Arsenali – ose thjesht është i lodhur nga spekulimet e vazhdueshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app