Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.
“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.
Putin has just launched a full-scale invasion of Ukraine. Peaceful Ukrainian cities are under strikes. This is a war of aggression. Ukraine will defend itself and will win. The world can and must stop Putin. The time to act is now.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 24, 2022
Ndërsa ambasadori ukrainas në Kombet e Bashkuara u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare që të “ndalojnë luftën”, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Është përgjegjësi e këtij organi të ndalojë luftën. Kështu që unë i bëj thirrje secilit prej jush që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën”, i tha Sergiy Kyslytsya këshillit.
Dhe gazetarët dhe dëshmitarët e CNN në qytetet anembanë Ukrainës kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në orët e para të së enjtes.
E ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara – – gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte “përçuar një mesazh lufte” duke njoftuar operacionin e tij ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
“Në fjalët e mia sonte, unë thashë se ne parashikuam sulmet e rreme të Rusisë… Fatkeqësisht, ndërsa jemi mbledhur sonte në Këshillin e Sigurimit. duket se presidenti Putin ka urdhëruar hapin e fundit”, tha ambasadorja e OKB-së, Linda Thomas-Greenfield.
“Në kohën e saktë kur jemi mbledhur në këshillin për të kërkuar paqen, Putini dha një mesazh lufte në përbuzje totale për përgjegjësinë për këtë këshill… Këshilli do të duhet të veprojë dhe ne do të vendosim një rezolutë në tavolinë nesër. Siç tha Presidenti (Joe) Biden sonte, vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të vendosin në mënyrë të bashkuar dhe vendimtare”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
‘Pushtohet’ interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti