LAJMI I FUNDIT:

Putin po krijon ushtri private për t’u mbrojtur nga Wagneri

Putin po krijon ushtri private për t’u mbrojtur nga Wagneri

Presidenti rus, Vladimir Putin është duke formuar një rrjet të grupeve misterioze private ushtarake në të gjithë Rusinë për t’u mbrojtur nga një kryengritje tjetër e Wagnerit.

Planet për grupet private ushtarake, ose “ndërmarrjet speciale”, përshkruhen në një ligj të ri që rrit kufirin e moshës për ushtrinë ruse, pohoi më tej gazeta.

Kjo lëvizje synon të shtypë sabotimet dhe kërcënimet e brendshme, sipas deklaratës për shtyp të kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore, Andrej Kartapolov, shkruan businessinsider.


FT: Putini po përgatitet për një luftë edhe më të madhe
Lexo po ashtu FT: Putini po përgatitet për një luftë edhe më të madhe

Ndryshimet erdhën disa javë pas revoltës së mercenarëve të Wagnerit, kur formacioni paraushtarak morri kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don më 23 qershor dhe më pas synuan Moskën, por kryengritja u ndal pas ndërhyrjes së Bjellorusisë.

Megjithëse Putini nuk e ka ndëshkuar Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e rebeluar, ai ka nisur një gjueti për tradhtarët e mundshëm në ushtrinë ruse dhe duket se ka frikë nga kërcënimet e brendshme.

Sipas ndryshimeve në ligj, milicitë e Putinit do të jenë nën komandën e guvernatorëve rajonalë, do të veprojnë sipas urdhrave të liderit rus dhe do të armatosen nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Media norvegjeze Barents Observer raporton se detyra e këtyre njësive është “të mbrojnë kufirin shtetëror, të luftojnë kundër grupeve të armatosura të paligjshme dhe kundër sabotimeve të huaja dhe formacioneve të inteligjencës”, si dhe të shtypin kërcënimet e brendshme.

Mënyra në të cilën milicitë do të komunikojnë me degët e tjera të aparatit ushtarak dhe të inteligjencës nuk është e qartë. Rusia tashmë ka një gardë kombëtare dhe Putini mbrohet në disa nivele sigurie.

Një tjetër funksion kyç i milicisë do të jetë mbrojtja kundër sulmeve të brendshme, pas një serie sulmesh me dron ukrainas në qytetet ruse.

Pushtimi rus i Ukrainës ka zbuluar se mbajtja e Putinit në pushtet mund të mos jetë aq solide sa besohej më parë dhe ish-zyrtarët e inteligjencës i thanë mediumit se dështimet e mëtejshme serioze në Ukrainë mund të dërgojnë në largimin nga pushteti të Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Kalo në kategori