LAJMI I FUNDIT:

Putin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mikhail Gorbachev

Putin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mikhail Gorbachev

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mikhail Gorbachev, liderin e fundit të Bashkimit Sovjetik, ka njoftuar Kremlini.

Siç raporton The Guardian, kjo po cilësohet si një lloj averzioni i presidentit rus karshi Gorbachevit, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Gorbachev ndërroi jetë të martën në moshën 91-vjeçare, ku gjithashtu është bërë e ditur se ceremonia e varrimit nuk do të jetë funeral zyrtar shtetëror.

Putin reagon pas vdekjes së Gorbachev, me të cilin kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar
Lexo po ashtu Putin reagon pas vdekjes së Gorbachev, me të cilin kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjithashtu bëri të ditur se vendimi për mospjesëmarrje po ndodh për shkak të orarit të ngjeshur të Putinit.

“Për fat të keq, orari i ngjeshur i presidentit nuk do t’ia lejoj një gjë të tillë”, shtoi Peskov, i cili kategorikisht mohoi se mund të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshjes mes Putinit dhe G0rbachevit.

Megjithatë Putini ka tentuar të duket se nuk ka asgjë personale me Gorbachevit, ku mbi kufomën e tij ka vendosur kurora lulesh. /Telegrafi/