LAJMI I FUNDIT:

Putin: Ndarjet brenda kishës ortodokse me pasoja serioze

Putin: Ndarjet brenda kishës ortodokse me pasoja serioze

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ndarja midis kishave ortodokse do të shkaktojë “pasoja serioze”, pas vendimit të Patrikanës së Konstandinopojës për të njohur Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës.

“Unë do të doja të theksoj një gjë: politizimi në fusha të tilla të ndjeshme tërheq gjithmonë pas vetes pasojat më të rënda, mbi të gjitha për ata që ta bëjë këtë”, tha Putin në një forum në Moskë me përfaqësues të diasporës ruse.

Kjo është hera e parë që presidenti i Federatës Ruse foli për krizën e shkaktuar nga njohja e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Putini dënoi “përpjekjet për të thyer lidhje” midis Kishës Ortodokse Ruse dhe besnikëve të saj jashtë vendit, transmeton KosovaPress.

“Detyra jonë e përbashkët para njerëzve është të ruajmë unitetin shpirtëror dhe historik të ortodoksëve,” tha ai.

Kah mesi i tetorit, Patrikana e Konstandinopojës njohu pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila ka hapur çështjen për miliona besimtarë në vend, ku Kisha Ortodokse Ruse ka ndikim të madh.

Patriarku rus Kirill refuzoi të njohë vendimin e Patrikanës së Konstandinopojës dhe deklaroi si përçarjen më të madhe në krishterim në 100 vjetët e fundit. Kisha Ortodokse Ruse për këtë arsye vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me Patrikanën e Kostandinopojës.

Të krishterët ortodoksë në Ukrainë janë të ndarë, dhe një pjesë që i përkasin Patrikanës së Moskës, ndërsa pjesa e dytë është besnike ndaj Kievit – Patrikana e shpallur pas pavarësisë së vendit në vitin 1992, të cilën deri më tani nuk e ka njohur asnjë kishë e vetme ortodokse në botë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori