LAJMI I FUNDIT:

Puthjet franceze mund të jenë shkaktarë të gonorresë në fyt

Puthjet franceze mund të jenë shkaktarë të gonorresë në fyt

Gonorreja është infeksioni i dytë më i zakonshëm bakterial që transmetohet seksualisht.

Por, pavarësisht supozimeve se mund të bartet vetëm përmes kontaktit gjenital, hulumtimet e reja thonë se gonorreja e fytit mund të fitohet vetëm përmes puthjes, transmeton Telegrafi.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Sexually Transmitted Infections, “puthjet e thella” (puthjet franceze apo puthjet me gjuhë) mund të jenë shkaktarë të shpërndarjes së infeksionit mes meshkujve homoseksualë dhe biseksualë.

Gonorreja mund të zhvillohet në rektum, fyt ose sy dhe mund të bëhet shumë e vështirë për t’u trajtuar duke marrë parasysh se mund të jetë rezistente ndaj antibiotikëve.

Deri më tani doktorët gjithmonë i kanë këshilluar njerëzit ta ulin rrezikun e gonorresë përmes përdorimit të kondomëve, por zbulimet e reja sugjerojnë se kjo këshillë mund të mos jetë e mjaftueshme sepse gonorreja e fytit mund të shpërndahet vetëm përmes puthjes.

Megjithatë, shkencëtarët e kanë konfirmuar se studimi i tyre ka qenë vetëm vëzhgimor dhe rrjedhimisht nuk mund të konfirmohet shkaktari dhe efekti. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori