Puthje pasionante mes Irina Shayk dhe Michelle Morrone rrugëve të Napolit

Modelja ruse, Irina Shayk dhe aktori italian Michele Morrone, tërhoqën vëmendjen duke u puthur në rrugët e Napolit për xhirimet e një reklame.
Është një reklamë me Dolce & Gabbana.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale besojnë se të dy do të ishin një çift i mirë edhe në jetën reale.

“Ata do të përshpejtonin ngrohjen globale si çift”, “I dua”, “Kimia midis tyre të dyve është e dukshme” - janë disa nga komentet.
Ajo mbante veshur një fustan të ngushtë, transparent dhe taka të hapura, ndërsa Morrone mbante veshur një kostum klasik të zi.

Morrone ka reputacionin e një joshësi të shkëlqyer. Dhjetorin e kaluar, menaxheri i tij mohoi thashethemet se ai ishte në një lidhje me Megan Fox, pasi një video e tyre duke flirtuar filloi të qarkullonte në rrjetet sociale.
I njëjti aktualisht është beqar.
Burime mediatike amerikane deklaruan këtë shkurt se Shayk kishte ringjallur marrëdhënien e saj me Tom Bradyn më shumë se një vit pasi ata u ndanë. /Telegrafi/












































