Puthja me Bian, Labinotit i vjen letër nga e dashura - i jep fund lidhjes me të pasi thotë se ndihet e tradhtuar

Labinot Haxhiu ka marrë një letër apo një audio-mesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda.
Ajo ka reaguar pas puthjes që Labinoti ka pasur me Bia Khalifën pak ditë më parë.
E njëjta u ndje e tradhtuar nga e gjithë kjo që ndodhi, ndonëse banori thekson se lidhja e tyre ka qenë e përfunduar.

Reagimi i plotë i ish-partneres së Labit:
"Përshëndetje Labi, Dua të dish se sa shumë më ke lënduar dhe sa e pa respektuar jam ndjerë nga ti.
Prej javësh jam këtu duke të pritur
Të kam mbështetur dhe të kam dhënë miratimin tim që të ndjekësh atë që të bën të lumtur
Por nëse do më kishe treguar sinqerisht që në fillim se si do ta bëje këtë rrugë, nuk do të kisha pranuar kurrë
Ne u morëm vesh për një gjë të thjeshtë: të mos e fshihje marrëdhënien tonë, të ishe i sinqertë për ne
Sot jam e bindur se ti e dije që atëherë që nuk do ta mbaje këtë fjalë
Ti si individ duhet të jesh mjaftueshëm interesant sa të mos kesh nevojë të luash rolin e beqarit, kur nuk je
Dhe pse duhet të mar vesh nga një livestream se ti do të shpërngulesh në Kosovë kur vetëm 6 javë më parë flisnim që pas kësaj do të ndërtonim një shtëpi bashkë
Pse bëmë marrëveshje kur te ty ishte e qartë që do të tregoje një version tjetër
Duhej të qëndroje pas asaj që doje të bëje që unë të kisha mundësinë të zgjedh, të dija ku jam...dhe me kë jam
Tani kam ndjesinë sikur nuk të njoh më dhe po e pyes veten çfarë kuptimi ka pasur për ty ky viti ynë bashkë ne kishim kaq shumë plane dhe asgjë nuk është ndjerë më e drejtë se sa të jem pranë teje
Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje
Ma theve zemrën dhe unë meritoj shumë më mirë
Çdo grua meriton më mirë, asnjë nuk meriton një burrë që nuk e respekton
Ti predikon moral e korrektësi, predikon mbështetje për gratë...por nuk e vlerëson gruan që duhet të ishte më e rëndësishmja në jetën tënde
Shpresoj që këto javë të të bëjnë të reflektosh
Të kuptosh çfarë ke bërë, kë ke lënë pas, duke pritur dhe çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë sepse ti nuk je as gjysma e burrit që mendon se je dhe as gjysma e burrit që unë besoja se kisha".

Pas kësaj që u shfaq, Labinoti ka treguar historinë me të duke i kërkuar edhe falje.
"Unë së pari i kërkoj falje shumë që është lënduar prej lojës që kemi luajtur. Kemi pasur plane për të ardhmen kemi pasur lidhje të shëndoshë. Gjithçka ka përfunduar në krizën që kemi pasur. Arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë pikërisht ajo që unë kur kam filluar të depërtoj në Kosovë e kam pasur në mendje të vij të jetoj këtu dhe të vazhdoj karrierën këtu dhe kjo ide nuk i ka pëlqyer asaj dhe nga aty kanë dalë keqkuptime të tjera. Ka pasur edhe probleme tjera. Respektin për të e mbaj, kam kujtime shumë të mira. Jam i shqetësuar", u shpreh ai mes tjerash. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
- YouTube www.youtube.com
- YouTube www.youtube.com
- YouTube www.youtube.com






























































